Njoftim nga ANP “Adem Jashari”: Nga 3 korriku, shtohet një destinacion i ri në hartën e fluturimeve

03 korrik 2026 | 18:52

ANP “Adem Jashari” ka njoftuar se, duke filluar nga 3 korriku, rrjeti i fluturimeve zgjerohet me një linjë të re direkte drejt Karlsruhe/Baden, në bashkëpunim me GP Aviation.

Sipas aeroportit, ekipi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe ai i GP Aviation kanë përfunduar përgatitjet për nisjen e kësaj linje të re, duke mirëpritur pasagjerët në fluturimin inaugurues.

“Jemi të lumtur që po rrisim mundësitë e udhëtimit dhe po krijojmë ura të reja lidhëse”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.

Kjo linjë e re pritet të ofrojë më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët dhe të forcojë lidhjet ajrore mes Kosovës dhe rajonit të Karlsruhe/Baden në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka vendosur…