Komuna e Prishtinës pastron deponinë ilegale të mbeturinave në Kolovicë

19 dhjetor 2017 | 14:58

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë bërë pastrimin e një deponie joformale në Kolovicë të Prishtinës.

“Vazhdojmë me pastrimin e deponive joformale. Dje në Kolovicë te Shkolla e vjetër pastruam një deponi të tillë”, ka bërë me dije kreu i Komunës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në “Facebook”.

Ai ka lutur banorët për t’i dalë në ndihmë Komunës në identifikimin e atyre që hedhin mbeturina gjithandej. “Viti 2018 do të jetë vit i pastrimit të qytetit”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Kryesisë së Nismës për Kosovën, Violeta Dema, përmes…