Komuna e Prishtinës pastron nga bora rrugët kryesore

07 janar 2019 | 17:16

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka bërë pastrimin e të gjitha rrugëve kryesore në kryeqytet pas reshjeve të fundit të borës. Kjo komunë u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes.

“Pas reshjeve të borës gjatë ditës së djeshme, mbrëmë ekipet kanë punuar në orët e vona deri në mëngjes për t’i pastruar rrugët kryesore të kryeqytetit për ta vazhduar punën sot në rrugët dytësore. Për çdo urgjencë lajmëroni qendrën e thirrjeve në 038 245 777. Ju lusim për qarkullim të kufizuar, përshtatje të shpejtësisë dhe përdorim të pajisjeve dimërore gjatë reshjeve dhe temperaturave të ulëta”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Serbi është në rritje mobilizimi kundër “regjimit autoritar” të…