Komuna e Prishtinës rrezikon donacionin e BE-së

20 tetor 2018 | 20:01

Komuna e Prishtinës rrezikon të humbë donacionin prej 15.4 milionë eurosh nga Bashkimi Europian në rast se shpejtë nuk e gjen një lokacion për ndërtimin e sallës së koncerteve në kryeqytet.

E nëse gjendet vendi atëherë, sipas drejtorit të kulturës, Yll Rugova, kjo sallë e koncerteve pritet të përfundojë së ndërtuari brenda vitia 2023.

E sa i përket objektit të ish-shtëpisë së mallrave “Gërmia”, sipas Rugovës, nuk mund të rrënohet e duhet leje speciale nga Ministria e kulturës për të intervenuar në të, meqë ky objekt tashmë është futur në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e…