Komuna e Prishtinës shpall “laureatët e Sportit për vitin 2023”

16 mars 2024 | 00:28

Komuna e Prishrinës, respektivisht drejtoria e Sportit, ka shpall “Laureatët e Sportit për vitin 2023”.

Shpallja e laureatëve është bërë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, e ku ishin të pranishëm shumë personalitete të sportit, artit e kulturës.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Përparim Rama, nënkryetari Alban Zogaj, drejtori për Sport, Bardh Krasniqi si dhe drejtorët e drejtorive tjera, asambleist e kontribues tjerë të sportit.

Në këtë manifestim janë shpall 10 shpresa të komunës (femra), 10 shpresa (meshkuj), pastaj klubi më miri, trajneri më i miri, etj, poashtu janë shpallur edhe 10 laureatët e Sportit.

Këtë organizim të drejtorisë së Sportit e ka përshëndetur edhe kryetari Rama i cili ka thënë se “Me kënaqësi të veçantë, sot shpallëm laureatët e Sportit për vitin 2023!

Urime të gjithë sportistëve dhe trajnerëve të përkushtuar që kanë arritur suksese të jashtëzakonshme dhe kanë bërë krenar kryeqytetin tonë.”

Urime i kryetarit Rama:

Me kënaqësi të veçantë, sot shpallëm laureatët e Sportit për vitin 2023!

Urime të gjithë sportistëve dhe trajnerëve të përkushtuar që kanë arritur suksese të jashtëzakonshme dhe kanë bërë krenar kryeqytetin tonë.

Ju jeni frymëzim për të gjithë ne dhe dëshmoni se me përkushtim, vullnet e dashuri për sportin, mund të arrihen majat më të larta!

Drejtoria për Sport – Komuna e Prishtinës

Bardh Krasniqi

#prishtinapraktike💙

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misioni të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka…