Komuna e Prishtinës, thirrje qytetarëve: Edhe pak kohë rrini në shtëpi

12 maj 2020 | 11:16

Komuna e Prishtinës sot u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19. Në një shkrim në “Facebook”, Komuna e Prishtinës shkruan se, pas lehtësimit të masave, janë rritur rastet me COVID-19.

“Pas javës së parë të lehtësimit të masave, jemi dëshmitarë të rritjes sadopak të numrit të rasteve me #covid19. E kjo na rikujton se duhet të vazhdojmë që t’i zbatojmë me kujdes të gjitha masat mbrojtëse sipas udhëzimeve të IKShP-së. Edhe pak kohë vazhdo #rriNshpi që shumë shpejt të dalim e ta shijojmë pranverën plot  diell në Prishtinë”, ka shkruar Komuna e Prishtinës.

Vetëm mbrëmë janë konfirmuar 11 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Rastet pozitive të cilat u konfirmuan mbrëmjen e së hënës janë nga Vushtrria, Prizreni, Prishtina, Ferizaj.

Deri tani janë konfirmuar 895 raste, nga ta janë shëruar 657 persona, kurse kanë vdekur 28.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të…