Komuna e Prizrenit arrin marrëveshje me ‘Infrakos’-in

18 shtator 2018 | 17:00

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me “Infrakos”-in për lirimin e trasesë së hekurudhës në Prizren.

“Siç ju kemi njoftuar edhe më parë, Komuna e Prizrenit për më shumë se gjashtë muaj nuk ka mundur të lëshojë leje ndërtimore, si pasojë e vendimit gjyqësor që kishte të bënte me uzurpimin e pronave të hekurudhës, gjegjësisht ndërtimit në brezin e saj pa bazë ligjore. Për ta zhbllokuar këtë vendim gjyqësor, komuna arriti të bëjë marrëveshje me ndërmarrjen ‘Infrakos’, e cila i menaxhon hekurudhat, duke u obliguar që së bashku me ekipin e tyre në terren të bëjë lirimin e trasesë së hekurudhës. Pronarët e objekteve në brezin e hekurudhës paraprakisht janë njoftuar me vendimin për t’i liruar vetë ato hapësira. Ndërhyrjet e Inspektoratit në këtë zonë po bëhen vetëm për rastet ku ka ndërtime në pronën e hekurudhës”, ka theksuar Haskuka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, së bashku me…