Komuna e Prizrenit fillon aksionin për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme

29 tetor 2020 | 15:19

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se sektori i menaxhimit të mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, nga 1 deri më 7 nëntor do të realizojë aksionin vjeshtor të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme nga të gjitha amvisëritë.

Mbeturinat e vëllimshme llogariten të gjitha gjësendet e vjetërsuara që nuk përdoren, duke përfshirë orendi të vjetra shtëpiake, vitrina, set ulësesh, tepihë, pajisje teknike etj.

“Ky aksion realizohet sipas orarit të rëndomtë të mbledhjes së mbeturinave. Shtëpitë private këto mbeturina duhet t’i vendosin para dyerve, në ditën kur bëhet shërbimi për mbledhjen e mbeturinave në lagjen përkatëse. Ndërsa banimet kolektive, duhet t’i vendosin ato në pikën publike më të afërt të grumbullimit të mbeturinave. Mbeturinat e vëllimshme nuk duhet të hidhen në çdo kohë! Shërbimi është pa pagesë dhe bëhet vetëm dy herë në vit. Lusim qytetarët që ta respektojnë orarin e mbledhjes së mbeturinave dhe për çdo informatë shtesë të lajmërohen në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Prizrenit, në numrin e telefonit 038/200 44 750”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardit Mehmeti shpall të pavlefshme tri dëftesat, certifikaten dhe diplomën…