Komuna e Prizrenit i dhuron 2 843 libra bibliotekës së qytetit

26 qershor 2019 | 16:28

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se kjo komunë sot ka furnizuar bibliotekën e qytetit me 2 843 libra.

“Këto libra janë prej lëmive të ndryshme, duke filluar nga lektyrat shkollore e deri tek librat shkencorë, që do t’i shërbejnë nxënësve, studentëve, por edhe gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Haskuka ka treguar se përveç bibliotekës së qytetit që gjendet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, këto libra do të jenë në dispozicion edhe të lexuesve në bibliotekat e fshatit Gjonaj, Zym, si dhe lexuesve të 22 fshatrave të komunës nëpërmjet shërbimit të Libërbusit.

“Kjo është hera e parë që biblioteka e qytetit furnizohet me libra nga ana e Komunës së Prizrenit”, ka theksuar Haskuka.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” dhe zyrat e…