Komuna e Prizrenit i jep 35 mijë euro për strehimore të qenve

28 maj 2018 | 13:58

Komuna e Prizrenit ka ndarë 35 mijë euro për ndërtimin e një strehimore për qentë endacak. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se me iniciativën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka filluar projekti për menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë, i cili përfshin gjithë territorin e Kosovës dhe do të zgjasë gjatë gjithë vitit.

Haskuka ka treguar se për këtë projekt do të kujdesen gjashtë kompani të ndryshme për rajonin e Prizrenit dhe komunat përreth, buxheti i të cilit është 67,500.00 euro dhe parasheh zënien e qenve, mjekimin, kastrimin, sterilizimin dhe në raste të veçanta edhe ofrimin e shërbimeve të tjera shtesë, në përputhje me ligjin për përkujdesjen e kafshëve.

“Pasi që këto shërbime do të financohen nga niveli qendror, komuna do të kujdeset për ndërtimin e një strehimoreje, për të cilën tashmë ka filluar të shikohet një vend i përshtatshëm. Për këtë, komuna aktualisht ka ndarë 35,000.00 nga vija buxhetore e Drejtorisë së Bujqësisë”, ka thënë Haskuka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cleveland Cavaliars ka fituar finalet e “play-off”-it kundër Boston Celtics,…