Komuna e Prizrenit po bën restaurimin e objektit të vjetër ekzistues të shkollës “26 Marsi” në Landovicë

30 maj 2023 | 13:04

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se krahas investimeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, po vazhdon ndërtimi i aneksit në objektin e SHFMU “26 Marsi” në Landovicë, ku po bëhet dhe restaurimi i objektit të vjetër ekzistues.

Ky projekt, investim i Drejtorisë Komunale të Arsimit përfshinë katër klasë mësimi, kabinet të lëndëve profesionale, ngrohjen qendrore me depo dhe nyjet sanitare për nxënësit (F/M) dhe personelin e shkollës.

“Përmirësimi i kushteve në shkolla dhe cilësia mësimore janë parakusht për të ardhmen e sigurt të të rinjve tanë dhe për zhvillimin ekonomik”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e madhe e Ligës së Evropës mes Romës dhe…