Komuna e Rahovecit dhe ‘Caritas Kosova’ nënshkruajnë kontratë për punësimin e 53 punëtorëve shëndetësorë

12 mars 2019 | 15:25

Komuna e Rahovecit dhe “Caritas Kosova” kanë nënshkruar kontratë “Shërbime për realizimin e vitalizimit të infrastrukturës për funksionalizimin e projektit shtretërit shtëpiak”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Don Viktor Sopi, drejtor gjeneral i “Caritas Kosova”, në prani të Samir Mustafës drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë nënshkruar kontratën “Shërbime për realizimin e vitalizimit të infrastrukturës për funksionalizimin e projektit shtretërit shtëpiak”, me vlerë prej 194 mijë e 398 euro.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Latifi ka thënë se sot e nënshkruan një kontratë të rëndësishme me “Caritas Kosovën” përmes së cilës do të punësohen 53 punëtorë shëndetësorë.

“Më këtë synojmë të rrisim edhe më tutje të shërbimeve shëndetësore në nivel komunë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Don Viktor Sopi, drejtor Gjeneral i “Caritas Kosova”, ka shtuar se ky projekt do të ndihmojë edhe punësimin e të papunëve edhe personat që janë pa përkujdesje dhe të palëvizshëm.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentë nga të gjitha fakultetet e Universitetit “Kadri Zeka” në…