Komuna e Rahovecit jep çmimet për laureatët e sportit për vitin 2023

28 dhjetor 2023 | 19:24

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, organizoi ceremoninë e zgjedhjes së laureatëve të sportit për vitin 2023 në komunën tonë.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe yjet tanë që po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre në arenën vendore e ndërkombëtare në futboll dhe në sporte të tjera.

Me mirenjohje “Krenaria e Komunës së Rahovecit”, nderuam:

Lumbardh Dellova, nga Krusha e Madhe, reprezentues i Kosovës, futbollisti i vitit 2023 në Kosovë, një lojëtar me shpirt luani, ku sukseset e tij të njëpasnjëshme me FC Ballkanin i dhanë epitetin e më të mirit.

Meriton Korenica, nga Rahoveci, reprezentues i Kosovës, djaloshi i jashtëzakonshëm që po na bënë krenarë të gjithëve me sukseset e tij në klubin e futbollit Manisa FK, në Turqi.

Donjeta Halilaj, nga Guri i Kuq, reprezentuese e Kosoves në futboll për femra, puna e pa ndalshme e Donjetës ka bërë që sukseset e saj të kulmojnë me transferin e saj në gjigandin turk Beshiktash.

Almir Kryeziu, nga Xërxa, një djalë me tipare të një futbollisti të dalluar, i cili me angazhimin e tij po tregon suksese të shumta me FC Ballkanin.

Erzen Zyberaj, nga Drenoci, vrapues i shtigjeve të gjata, pjesëmarrës në shumë maratona, për të cilin ndjehemi krenarë jo vetëm Rahoveci, por e gjithë Kosova.

Bora Hoti, nga Ratkoci, atlete e klubit të gjimnastikës në Prishtinë, e cila përfaqëson Kosovën në garat ndërkombëtare, njëherit kampione me pionerë.

Kenan Haxhihamza, nga Rahoveci, ndër portierët më të mirë që ka Kosova, i cili aktualisht është gardian i portës në KF Dukagjini (çmimi iu dha edhe pse nuk ishte i pranishëm në takim).

Është e natyrshme që në fund të vitit të bëjmë një rekapitulim të arritjeve dhe sukseseve të sportistëve tanë dhe klubeve të Komunës së Rahovecit, që spikatën me rezultate të lakmueshme gjatë këtj viti.

 

Komisioni komunal për shqyrtimin e nominimeve për laureatët e sportit për vitin 2023, vendosi për këto çmime:

➖Florentina Sopjani, Shpresa e futbollit për femra;

➖Faris Morina, Shpresa e futbollit 2023 (U13);

➖Dea Mullaliu, Shpresa e basketbollit për femra (U14)

➖Etien Haxhimustafa, Shpresa e futbollit 2023;

➖Ledri Cena, Shpresa e futbollit 2023 (për fëmijë);

➖Sinan Kadiri, Sportisti me prespektivë;

➖Granit Kadiri, Hendbollisti me prespektivë (U18);

➖Besmir Gashi, Futbollisti i ri me prespektivë 2023;

➖Ervin Mullaliu, Basketbollisti i ri me prespektivë 2023;

➖Muhamed Haxhijaha, Shpresa e hendbollit 2023;

➖Arsim Cena, Veteran i futbollit i vitit 2023;

➖Rexhep Haxhijaha, për kontributin e dhënë në sport;

➖Bajram Zllanoga, për kontributin e dhënë në sport;

➖Vadet Hoxha, për kontributin e dhënë në sport;

➖Arsim Kastrati, Trajner i suksesshëm i vitit 2023;

➖Myrtezan Dula, Trajner i sukseshëm i vitit 2023;

➖Bajram Kabashi, Gjyqtari i vitit 2023;

➖Afrim Deliu, Punëtori sportiv i vitit 2023;

➖Shpend Bajra, Donator;

➖Baki Sokoli, Post mortem;

➖Bajram Cana, Post mortem;

➖Vali Hoti, Donator i vitit 2023;

➖Fatmir Ukshini, Donator i vitit 2023;

➖Murtez Shala, Kontribut jetësor në hendboll 2023;

➖Shaip Shala, për afirmimin e sportit në Rahovec;

➖KH Rahoveci, Klubi i vitit 2023;

➖Verim Zherka, Trajneri i vitit 2023.

????????? ? ????? ???? ? ??????, ???ë? ?????, ??????????? ? ?? ????????.

Përkrahja jonë për sportin dhe për të gjitha disiplinat sportive do të jetë e vazhdueshme.

Urime dhe suksese edhe më të mëdha në vitin 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar…