Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik për shpronësimin e pronës së paluajtshme

03 tetor 2023 | 12:28

Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të martën në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur dëgjimi publik me qytetarë me qëllim të njoftimit nga afër me procedurat për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish shoqërore NSH “Jugopetroll” dhe objektin që menaxhohet dhe administrohet nga AKP-ja që është në pronësi të komunës së Rahovecit.

Në njoftimin e kësaj komune theksohet se ky shpronësim është i nevojshëm për realizimin e projektit “Ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit” Zona Kadastrale Rahovec.

Në këtë dëgjim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga niveli lokal, drejtori i DGJKP-së, Afrim Oruqi, ai i Urbanizmit, Albnor Mullabazi dhe zyrtarë të tjerë.

Të pranishmit në këtë dëgjim publik, janë njoftuar për së afërmi me parcelat, duke interaktuar për të dhënë qëndrimet e tyre për detajet, kërkesat dhe rekomandimet e tyre.

Samir Bruqi, zyrtar i lartë i Departamentit të Shpronësimit në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, ka thënë se vlerësimet e pronave do të bëhen në përputhje me ligjin e shpronësimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje të martën komuniteteve…