Komuna e Rahovecit reagon pas ndërprerjeve të energjisë elektrike, i bën thirrje KEDS-it të jenë më të përgjegjshëm

24 dhjetor 2023 | 16:23

Komuna e Rahovecit në një njoftim ka bërë të ditur se ditëve të fundit po përballet me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, pa paralajmërim.

Në njoftimin e komunës thuhet se si pasojë e kësaj po ka edhe vështirësi në furnizim me ujë në disa vendbanime.

Nga komuna i kanë bërë thirrje KEDS-it, të “jenë më të përgjegjshëm’.

“Ditëve të fundit Komuna e Rahovecit po përballet me ndërprerje të shpeshtë të energjisë elektrike, pa paralajmërim. Si pasojë e kësaj, po shkaktohet vështirësi për furnizim me ujë për qytetarët në disa vendbanime. Si rezultat i kësaj, semaforët nuk po funksionojnë në qytet, ku po shkaktohet kaos në komunikacion dhe avari në rrjetin e ndriçimit publik. Tani kanë filluar të vijnë bashkatdhetarët për festat e fundvitit, prandaj i bëjmë thirrje KEDS-it të jenë më të përgjegjshëm në furnizim me energji elektrike”, thuhet në reagimin e Komunës së Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festat kanë rritur gatishmërinë për shkak të frikës së përhapjes…