Komuna e Skenderajt dhe Islamic Relief do të përkrahin 66 familje me grante në bujqësi

15 maj 2020 | 17:36

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me organizatën Islamic Relief, përmes së cilit do të përkrahen 66 familje në fushën e bujqësisë.

Jashari ka theksuar se qëllimi i kësaj marrëveshje është përkrahja e familjeve me ferma të vogla në rritjen, zhvillimin dhe prodhimtarinë e tyre bujqësore e blegtorale.

“Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë gjithsej 66 familje, ku 25 prej tyre do të përfitojnë secila nga një lope, 36 familje tjera me nga 20 pula për familje (në përbërje 19 pula dhe 1 gjel për familje) dhe 5 familje me nga një serë”.

“Në kuadër të gjithë kësaj familjet e zgjedhura do të përfitojnë edhe kontrolla shëndetësore nga veterineri, trajnime të kësaj fushe e po ashtu edhe ushqim për së paku nëntë muaj”, ka thën Jashari.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshime të mëdha në Formula 1. Efekti domino nisi me…