Komuna e Skenderajt shpall konkursin për bursa studentore

18 janar 2019 | 12:54

Komuna e Skenderajt ka shpallur konkursin publik për bursa studentore. 

Vlera e përgjithshme e kësaj mbështetjeje është 50 mijë euro, nga të cilat do të përfitojnë 100 studentë, përkatësisht 500 euro për student.

“Ky është vetëm një nga veprimet tona drejt përmirësimit dhe sigurimit të kushteve më të mira për studentët e komunës sonë, në avancimin e tyre profesional”, ka thënë kryetar i Komunës sē Skenderajt, Bekim Jashari.

Informatat e hollësishme rreth konkursit, janë publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Skenderajt.

https://kk.rks-gov.net/skenderaj/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe drejtori…