Komuna e Suharekës dhuron 1 015 libra për bibliotekën e SHFMU “Iliria” në Savrovë

20 nëntor 2019 | 12:27

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, e ka vizituar SHFMU “Iliria”, në fshatin Savrovë.

Ai së bashku me drejtorin e Kulturës, Beqir Berisha i kanë dhuruar 1 015 tituj librash për bibliotekën e kësaj shkolle.

Muharremaj bashkë me nxënësit dhe stafin e shkollës së fshatit Savrovë, i kanë vendosur në sirtarë, këto libra për lexuesit.

Gjatë qëndrimit në shkollë, kryetari Muharremaj ka thënë se 1 015 libra më shumë, janë tashmë pjesë e bibliotekës së Shkollës Fillore “Iliria” në Savrovë”.

“Me nxënësit së bashku i radhitëm sipas renditjes për lexuesit. Investimi për dije duke krijuar kushte sa më të mira në cilësi në mësim do të mbetet angazhim i përhershëm”, ka thënë kryetari Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbyllur të dielën në mbrëmje eventi më i rëndësishëm…