Komuna e Vushtrrisë vazhdon t’i mbulojë shpenzimet e varrimit për vushtrriasit

15 janar 2020 | 16:26

Komuna e Vushtrrisë dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri e kanë vazhduar memorandumin përmes të cilit kjo komunë do të vazhdojë për të tretin vit më radhë t’i mbulojë shpenzimet për ritet fetare të varrimit.

Në bazë të memorandumit, Komuna e Vushtrrisë do të mbulojë shpenzimet për këto rite: kryerjen e ritualeve të varrimit sipas traditave fetare islame, pastrimin e kufomës, qefinin, dërrasat, piramidat me mbishkrim dhe transportin e kufomës.

Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, me kërkesë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, shpenzimet e hapjes së varrit nuk janë përfshirë në këtë memorandum.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Gjilanit gjatë vitit 2019 janë mbështetur me…