Komuna e Zveçanit pajiset me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi

08 dhjetor 2023 | 12:09

Në zbatim të programit për vizitat në shtëpi dhe planit të veprimi për vizitat në shtëpi, Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Zveçanit nënshkruan marrëveshjen për veturën e siguruar për zinxhirin e ftohtë dhe për realizimin e vizitave në shtëpi.

Ministria e Shëndetësisë për komunat në nivel vendi, përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruara 23 vetura në vlerë prej 782, 000.00 euro, me qëllim të lehtësimit të punës për realizimin e vizitave në shtëpi për shëndetin e nënës dhe fëmijës, kujdesin paliativ, si dhe në mënyrë të veçantë procesin e vaksinimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sabahate Byci nga Gjakova shpall të pavlefshme diplomën e SH.M.…