Komunat në veri nuk do të lënë mundësi pa e poshtëruar dhe nënçmuar republikën tonë

08 korrik 2020 | 00:01

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Serbia dhe komunat në veri të Kosovës nuk do të lënë mundësi pa shfrytëzuar pa e poshtëruar dhe nënçmuar republikën tonë.

Ai ka theksuar se në emër të Serbisë ky poshtërim e nënçmim ndodh nga njerëz që janë bartës të institucioneve të Kosovës dhe institucione që formalisht janë të Kosovës.

“Tash paramendoni se çfarë do të ndodh kur të themelohet asociacioni, apo edhe ndonjë autonomi politiko-territoriale për serbët. Rruga për të dal nga kjo situatë dihet, kthimi tek ajo që po e proklamojnë si “projekt i vdekur”. Vetëm ripërcaktimi i kufijve e zgjidh problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se të gjitha variantet tjera, janë vazhdim i vuajtjeve tona dhe vazhdim i poshtërimit të republikës sonë në veri të vendit.

“Përndryshe siç e kam theksuar edhe më herët, çdo jetë njeriu të ruhet është e rëndësishme në këto momente dhe bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë do të duhej të ishte normalitet në mes të popujve e shteteve. Por Serbia nuk e lë pa dërguar mesazhe politike edhe në këto situata. E qeveritë tona fatkeqësisht çdoherë gjenden të befasuara nga këto mesazhe e veprime”, ka thënë Murati.

(M.K/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të njoftimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq…