Sulmohet Parlamenti i Serbisë

07 korrik 2020 | 23:57

Për shkak të njoftimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, sonte janë organizuar protesta para Parlamentit të Serbisë.

Protestat para Parlamentit të Serbisë eskaluan në dhunë kur drejtë ndërtesës së Parlamentit filluan të fluturonin pishtarët dhe objekte tjera.

Një grup i demonstruesve arritën të hynë në një pjesë të objektit të Parlamentit, por me ndërhyrjen e Policisë ata u larguan me forcë, ndërsa turmës së protestuesve i ka prirë deputeti i pavarur Srgjan Nogo.

Edhe pse protestat bëheshin me qëllim të moszbatimit të masave dhe orës policore, në këtë protestë ka pasur edhe thirrje “Nuk e dorëzojmë Kosovën” dhe thirrje tjera nacionaliste si “Kosova zemra e Serbisë”.

Motivi i protestës është njoftimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në disa Komuna ku ka pasur rritje të madhe të rasteve të reja me COVID-19, sikur bllokimi i lëvizjes totale gjatë vikende duke filluar nga dita e premte deri të hënën.

Mediat gjithashtu raportojnë se policia hodhi gaz lotsjellës.

Megjithatë, sipas Blic.rs, protesta, e cila filloi më shumë se tre orë më parë, po bëhet më e dhunshme

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani i Piolit është i papërmbajtshëm në këtë moment të…