Milani fiton me përmbysje ndaj Juves

07 korrik 2020 | 23:47

Milani i Piolit është i papërmbajtshëm në këtë moment të sezonit. Pasi gjunjëzuan 3-0 Laizon, mbrëmjen e sotme kuqezinjtë mundën në mënyrë spektakolare 4-2 me përmbysje Juventusin.

Pjesa e parë e ndeshjes do të dhuronte pak emocione me të dyja skuadrat që krijuan shumë pak mundësia shënimi. Fraksioni i dytë do të ishte i çmendur. Fillimisht Juventus shënoi dy gola me Rabiot dhe Ronaldon. Për të evidentuar super goli i shënuar nga francezi, paso dribloi gjysmën e ekipit të Milanit, e dërgoi topin në trekëndësh.

Milani nuk dorëzohet dhe bën përmbysjen e çmendur vetëm për 6 minuta lojë. Ibrahimovic barazon me penallti, ndërkohë që më pas do të shënonin edhe Kessie dhe Leao.

Kur pritej reagimi i bardhezinjve, Milani shënoi edhe golin e katërt me Ante Rebic. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte me Juventusin që mbetet në krye me 7 më shumë se Lazio, ndërkohë që Milani mban vendin e 5-të me 49 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…