“Komunat vazhdojnë ta shkelin Ligjin e prokurimit publik”

19 nëntor 2019 | 11:59

Iniciativa për Progres (INPO) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kanë organizuar tryezën me temën “Prokurimi-sinonim i korrupsionit”.

Në këtë tryezë është bërë me dije se nga monitorimi i 160 aktiviteteve të prokurimit nëpër komunat e Kosovës, ka dalë se prokurimi publik vazhdon të jetë i cenueshëm duke u zhvilluar me parregullsi në procedura dhe shkelje të Ligjit për prokurim publik.

Sipas raportit të prezantuar në këtë tryezë, mosplanifikimi i duhur i vlerave të kontratave publike ka bërë që të janë vonuar procedurat për përfundimin e punëve nga operatorë ekonomik duke u përcjellë edhe me shumë parregulluar në procedura.

Albulena Nrecaj, drejtoreshë ekzekutive në INPO, ka thënë se gjetjet tregojnë se ka shkelje flagrante të Ligjit për prokurim publik.

“Në përgjithësi prokurimi në komunat e vendit është problematik. Mosplanifikimi i duhur vlerave të kontratave ka bërë që të lidhen kontrata që tejkalojnë vlerën e shumës së planifikuar me buxhet ku është rezultuar me vonesa në pagesa duke bërë që operatorët të mos kryejnë punët dhe duke e dëmtuar edhe interesin komunal. Gjithashtu gjetjet tregojnë se zyrtarët e prokurimit aplikojnë kritere diskriminuese karshi operatorëve ekonomikë duke krijuar pabarazi në mes tyre”, ka thënë Nrecaj.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se fatkeqësisht edhe kur gjatë procedurave të prokurimit bëhen shkelje, prokuroria respektive ka dështuar të trajtojë këto raste si pasojë e mungesës së kapaciteteve të gjykatave.

Miftaraj ka thekuar se është koha e fundit që të ndërmerren masa në mënyrë që në raste kur kemi keqpërdorime në aktivitetet e prokurimit keqpërdoruesit të marrin dënimin e duhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Prodhuesve të Kosovës me anë të një komunikate…