Konfirmohet edhe një rast me variantin afrikan të Covidit në Kosovë

08 qershor 2021 | 09:25

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar të martën se është konfirmuar një rast me variantin afrikan të Covid-19.

“Në laboratorët e Mikrobiologjisë të IKShPK-së, në baza ditore testohen mesatarisht mijëra mostra në ditë. Nga mostrat e testuara në SARS-CoV-2, është konfirmuar edhe një rast me variantin afrikan të SARS CoV-2: South Africa (S.A) Lineage B.11351 (N501Y) (WHO label: Beta). Pacienti është i hospitalizuar dhe duke u trajtuar në Klinikën Infektive”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Sipas këtij instituti duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja.

“Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës. Ekipet hulumtuese të IKShPK-së po gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut”, bëhet me dije në këtë njoftimin për media.

IKShPK-ja ka theksuar se edhe për këtë variant të virusit masat parandaluese janë të njëjta.

“Personat të cilët rezultojnë pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit. IKShPK-ja përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia Covid-19 dhe zbatimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka njoftuar IKShPK-ja.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e sotëm fokusin e…