Konfirmohet incidenti me armë mes shoferit të autobusit dhe një qytetari, palët shoqërohen në polici

15 janar 2023 | 19:49

Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici palët e përfshira në incidentin mes shoferit të autobusit të linjës 4 në Prishtinë, si dhe një qytetari, shofer i një automjeti tjetër.

Në konfirmimin e dhënë për klankosova.tv, autoritetet bëjnë poashtu të ditur se në këtë incident u nxorën edhe armë zjarri.

”Sot rreth 17:30, kemi pranuar informatën për një rast kanosje, që ka ndodhë në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, ngasësi i një autobusi, me armë zjarri ka kanosur palën tjetër (ngasësin e një veture)”.

Ahmeti shtoi se lidhur me këtë rast është sekuestruar një armë zjarri dhe palët përfshira janë dërguar në stacion policor.

”Lidhur me këtë rast, është sekuestruar një armë zjarri dhe në stacion policor janë shoqëruar palët e përfshira. Aktualisht janë duke u ndërmarrë verimet e nevojshme policore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka triumfuar në derbin londinez ndaj Tottenhamit. ‘Gunners’ kanë…