Konfirmohet miqësorja Schaffhauseni – Gjilani

26 gusht 2019 | 17:02

Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Gjilani do të zhvillojë ndeshje miqësore në muajin shtator ndaj skuadrës nga Liga e Dytë zvicerane, FC Schaffhausen. Ndeshja mes skuadrës vendase të Schaffhausen dhe asaj udhëtuese të Gjilanit, do të zhvillohet në stadiumin “Lipo Park”, në qytetin kufitar të Schaffhausenit, me fillim nga ora 16:00.

Fotografia e SC Gjilani

“Ndeshja miqësore mes skuadrave të lartcekura, zhvillohet me datë 8 shtator, datë kjo e cila dërgon kampionatet evropiane në pauzë përshkak të angazhimeve të përfaqësueseve, në kuadër të kualifikimeve të ‘Euro 2020’”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Gjilanit.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur që…