Konfiskohen armë dhe municion në Hajvali

05 prill 16:58

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia e Hetimeve të Përgjithshme e Rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Hajvali, me ç’rast ka sekuestruar armë dhe municion.

Gjatë bastisjes në dy lokacione të ndryshme në Hajvali, policia ka sekuestruar një armë automatike “AK 47”, një pistoletë e tipit “Zoraki”, një pistoletë e tipit “Beretta” dhe gjashtë fishekë të armës automatike “AK 47”.

Armët e lartpërmendura janë gjetur tek i dyshuari me inicialët XH. B, 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. “Ky operacion i bastisjes ka ardhur si rezultat i një pune operative dhe hetimore që hetuesit policor kanë bërë lidhur me identifikimin dhe kapjen e personave të inkriminuar në një rast të një natyre tjetër që po hetohet nga policia”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zotimi i kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliu, për…