Konfiskohen armë e municion në Grashticë, arrestohen tre persona

11 korrik 2022 | 09:07

Tre persona janë arrestuar mbrëmë rreth orës 21:30 në Grashticë të Prishtinës.

Sipas njoftimit të policisë, ata janë arrestuar pasi në një ndejë familjare dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre dhe objektet përcjellëse kanë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47 me karikator, katër pistoleta të ndryshme me karikator (njëra prej tyre me gaz), 49 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 44 fishekë me gaz dhe 349 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta në Ukrainë, kriza e klimës, Corona, – si është…