Konfiskohen bagëti dhe mjete pune duke u kontrabanduar nga Serbia

19 prill 2019 | 11:55

Në fshatin Dumnicë të Podujevës, dje në orën 16:00 policia ka vërejtur disa persona të dyshuar duke kaluar ilegalisht kufirin që ndan Kosovën dhe Serbinë.

Me të vërejtur policinë të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur. Pas kësaj njësia patrulluese kufitare bashkë me njësinë nga Agjencioni i Veterinës kanë konfiskuar tri bagëti.

Lidhur me rastin nuk raportohet për të arrestuar, raporton “Klan Kosova”.

Më vonë, rreth orës 21:30, policia kufitare ka ndaluar një burrë që me kamionët nga territori i Serbisë po hynte në Kosovë.

Kamioni me mjete të punës është ndaluar në Muqivërcë. Me vendim të prokurorit malli është dërguar në terminalin doganor, kurse i dyshuar pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar festivali i parë Sportiv për Parafillorët e Komunës…