Konfiskohen rreth tre kilogramë marihuanë në Prishtinë

10 janar 2018 | 11:11

Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, ka konfiskuar rreth tre kilogramë marihuanë në një shtëpi në Matiqan të Prishtinës.

Gjatë realizimit të operacionit policor “Stop drogave”, ky njësit kishte hasur në një veturë të dyshimtë të parkuar afër shkollës, nga ku është ishte larguar i dyshuari, të cilit me urdhër te prokurorit i është kontrolluar shtëpia.

Përveç kontrollit të shtëpisë është konfiskuar edhe vetura, ku janë gjetur një armë, 6 fishekë, 3 telefona, një Ipad dhe 11 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është arrestuar një person, ndërsa i dyshuari i parë së bashku me të dyshuarën tjetër femër (motrën e tij) gjenden në arrati.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë është regjistruar…