“Konfrontimit midis Lindjes dhe Perëndimit” – Lukashenko paralajmëron për Luftë të Tretë Botërore

21 shkurt 2024 | 14:59

Presidenti bjellorus Alexandër Lukashenko ka paralajmëruar se bota ‘ka ardhur përsëri në buzë të humnerës’.

Gjatë një takimi me zyrtarë të lartë në Minsk, lideri bjellorus tha se ka shqetësime legjitime se një Luftë e Tretë Botërore mund të shpërthejë.

Aleati kryesor i Vladimir Putin shtoi se Bjellorusia duhet të jetë e përgatitur sa më shumë që të jetë e mundur për të neutralizuar rreziqet dhe kërcënimet.

Lukashenko njoftoi gjitahshtu se ushtria bjelloruse ka marrë një arsenal të ri armësh, duke përfshirë dy divizione raketore të sistemit S-400 dhe dy divizione të sistemeve raketore Iskander.

Kujtojmë se Lukashenko e lejoi Putinin të përdorte vendin e tij si pikënisje për pushtimin e tij në shkallë të plotë të Ukrainës pothuajse dy vjet më parë.

Me afrimin e përvjetorit këtë javë, frika po rritet se lufta mund të përhapet mes sugjerimeve nga udhëheqësit ushtarakë në Perëndim se Putini mund të provokojë duke sulmuar krahun lindor të NATO-S.

“Unë do të doja ta karakterizoja fazën aktuale të konfrontimit qytetërues midis Lindjes dhe Perëndimit si më poshtë: Maskat janë hequr plotësisht”, tha Lukashenko në komentet e tij.

“Ne duhet të pranojmë se sa serioze është situata”- shtoi ai.

Deklaratat e Lukashenko vijnë ndërsa NATO po kryen stërvitjen e saj më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë në Evropën Lindore, me rreth 90,000 trupa nga e gjithë aleanca që i bashkohen Ushtrimit Steadfast Defender.

Lukashenko tha se agjencitë e inteligjencës së Minskut ‘po e mbanin gishtin në puls’ në lidhje me stërvitjet.

Ai pohoi gjithashtu se rreth 32,000 trupa nga anëtarët e NATO-s ishin vendosur “në afërsi të Bjellorusisë dhe Rusisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, është dekretuar nga…