Kongresi miraton projekt-ligjin “George Floyd” për të luftuar racizmin

04 mars 2021 | 13:49

Pak ditë përpara fillimit të gjyqit për vrasjen e George Floydit, kongresi amerikan kaloi një paketë gjithëpërfshirëse për të reformuar policinë dhe që synon të luftojë racizmin.

Projektligji që mban emrin e George Floydit, kaloi me 220 pro dhe 212 kundër në Dhomën e Kongresit.

Floydi u nda nga jeta në moshën 46 vjeçare, kur oficeri i atëhershëm i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, i bllokoi frymëmëarrjen për më shumë se tetë minuta.

“Rreth një vit më parë, fjalët e fundit të Floydit, “S’mund të marr frymë” ndezën një protestë mbarëkombëtare në Amerikë për të denoncuar mbi padrejtësitë racore dhe brutalitetin e policisë në Amerikë,” tha Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi para votimit.

“Ky legjislacion nuk do të fshijë shekujt e diskriminimit racor sistematik dhe policimit të tepruar në Amerikë”, por ai ndërmerr një “hap të jashtëzakonshëm” drejt ndalimit të dhunës dhe përmirësimit të marrëdhënieve mes zbatuesve të ligjit dhe komuniteteve ku ata shërbejnë,” shtoi Pelosi.

Një nga kërkesat kryesore të protestuesve ishte reformimi i policisë dhe ky ligj këtë ka për synim, ndërsa nuk i shkurton fondet e policisë.

Mediet amerikane shkruajnë se ligji tani duhet të kalojë në Senatin amerikan, ku Demokratët mbajnë 50 vende./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Drejtoria Komunale e Arsimit…