Kongresi zgjedhor i BDI-së mbahet më 21 dhjetor

16 dhjetor 2019 | 13:42

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë me dije së Kongresi zgjedhor i kësaj partie do të mbahet më 21 dhjetor.

Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ky kongres do të kontribuojë në ndërtimin e politikave të qëndrueshme të cilat do të jenë përfituese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Pas zgjedhjes së afërsisht 100 për qind të kryetarëve të rinj të të gjitha degëve si dhe zgjedhjes së mbi 90 për qind të kryetarëve të rinj të të gjitha këshillave vendor, bashkë me zgjedhjen e forumeve rinore dhe të grave me përbërje tërësisht të re, Bashkimi Demokratik për Integrim po organizon Kongresin e vet të katërt zgjedhor. Ne jemi të bindur që rezultati i Kongresit do të kontribuojë në ndërtimin e politikave të qëndrueshme të cilat do të janë përfituese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së veriut. Kongresi do të mbahet të shtunën, më 21 dhjetor 2019, me fillim 16:00, në qendrën sportive ‘Kalaja’ në Shkup”, ka shkruar Ahmeti.

/Epoka e re/

Kongresi i IV i Bashkimit Demokratik për Integrim

Pas zgjedhjes së afërsisht 100% të kryetarëve të rinjë të të gjitha degëve si dhe zgjedhjes së mbi 90% të kryetarëve të rinjë të të gjitha këshillave vendor, bashkë me zgjedhjen e forumeve rinore dhe të grave me përbërje tërësisht të re, Bashkimi Demokratik për Integrim po organizon Kongresin e vet të katërt zgjedhor.Ne jemi të bindur që rezultati i Kongresit do të kontribuojë në ndërtimin e politikave të qëndrueshme të cilat do të janë përfituese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së veriut.Kongresi do të mbahet të shtunën, më 21 dhjetor 2019, me fillim 16:00, në Qendrën sportive “Kalaja” në Shkup.

Gepostet von Ali Ahmeti am Sonntag, 15. Dezember 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me gjithë rritjen e ngadalësimit në ekonominë e parë të…