Konjufca dhe Genc Nimanbegu flasin për raportet Kosovë-Mali i Zi

01 tetor 2021 | 15:10

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetin e Listës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Genc Nimanbegu, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në të dy vendet.

Sipas njoftimit të Kuvendit, me theks të veçantë në takim është diskutuar për rolin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare në shërbim të stabilitetit dhe bashkëjetesës harmonike në Mal të Zi.

“Kryetari Konjufca vuri në dukje marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dy shtete bashkërrugëtuese drejt integrimit evropian, dhe shtoi se komuniteti shqiptar atje ka shërbyer gjithnjë si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve tona. Po ashtu tha se Kosova është shtëpi edhe e shqiptarëve të Malit të Zi, sepse kontributi i tyre përgjatë historisë për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë ishte jashtëzakonisht i madh. Në takim u theksua nevoja e koordinimit më të mirë të faktorit politik shqiptar dhe bashkëpunimit më të ngushtë në të ardhmen”, është thënë në njoftimin për media të Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit…