Konjufca: Do t’i mbështesim personat me nevoja të veçanta

07 maj 2021 | 16:24

Kryetari i  Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe nënkryetarja Saranda Bogujevci, kanë pritur të premten në takim përfaqësuesit e shoqatës së personave me nevoja të veçanta “Handikos”, Shoqatën Kosovare e të Shurdhërve dhe Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, të cilët i kanë njoftuar për sfidat me të cilat përballet ky komunitet në Kosovë.

Përfaqësuesit e këtyre shoqatave, të prirë nga Afrim Maliqi, drejtor i “Handikos”-it, kanë nënvizuar sidomos domosdoshmërinë e përkrahjes institucionale për krijimin e kushteve dhe plotësimin infrastrukturës së nevojshme ligjore për qytetarët me nevoja të veçanta.

Ndërsa kryeparlamentari Konjufca, ka  konfirmuar mbështetjen e tij dhe është zotuar se nuk do të mungojnë angazhimet e përbashkëta për adresimin dhe jetësimin e të drejtave të kësaj kategorie të shoqërisë sonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayerni do të mbyllë me triumf kampionatin duke koleksionuar titullin…