Konjufca: Ky nëntor i gjen bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të bashkuar rreth idealeve kombëtare

28 nëntor 2021 | 11:54

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar shqiptarët me rastin e festave të nëntorit.

Konjufca përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se sot 28 nëntori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare.

Urimi i plotë i tij:

Të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, punojnë e veprojnë, ua uroj nga zemra 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë.
Kjo festë e unitetit dhe ky Nëntor i identitetit, rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë. Sot 28 Nentori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare.
Gëzuar 28 Nëntorin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ua ka uruar…