Konjufca ndryshe nga partia, nuk voton për Projektligjin për Byronë shtetërore

07 korrik 2022 | 15:33

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk e ka votuar Projektligjin për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Byroja për konfiskim e pasurisë nuk është miratuar për shkak të kuorumit. Mirëpo për dallim nga deputetët e LV-së, Konjufca nuk ka votuar pro byrosë.

Në Kuvend, ishin 61 deputetë, ndërsa pro projektligjit votuan vetëm 45 deputetë, teksa opozita qe ajo që kërkonte tërheqjen e këtij projektligji.

Dilemat për këtë ligj kanë ardhur pas vërejtjeve serioze nga Komisioni i Venecias.

Ndërsa shoqëria civile ka kërkuar që ky ligj të kthehet në pikën zero.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Facebook është një nga rrjetet sociale më të mëdha, dhe…