Konjufca në Lubizhdë: Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë

12 prill 2021 | 22:23

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Lubizhdë të Hasit, në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të rënë për liri.

Po ashtu Konjufca ka takuar familjarë të të rënëve dhe banorë të tjerë të fshatit.

Me këtë rast, ai tha se ngjarja e 12 prillit 1999 është ndër më të dhimbshmet e historisë sonë, por lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica sublime dhe kujtimi për dëshmorët e martirët e rënë për liri do të jenë lapidar i përjetshëm krenarie dhe shtetësie.

“Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë. Me gjakun e tyre ata ujitën lirinë të cilën ne sot po e gëzojmë dhe të cilën e kemi paguar shtrenjtë. Prandaj, duhet të ndihemi krenarë për gjakun e derdhur dhe sakrificën e bërë”.

I pari i Kuvendit theksoi kryeparlamentari Konjufca, duke shtuar se të rënët e Lubizhdës do të kujtohen brez pas brezi.

“Nga ky vend marrim forcë dhe ngjarjet si këto duhet të shërbejnë si frymëzim lirie e krenarie brez pas brezi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Penzës është finalistja e dytë e Play Off-it…