Konjufca ngushëllon familjen Baruti për vdekjen e ish-deputetit

12 prill 2021 | 16:16

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Baruti, pas lajmit për vdekjen e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Blerim Baruti.

Konjufca ka thënë se Baruti, gjatë punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, dha kontribut të çmuar në hartimin e legjislacionit në interes të qytetarëve, njofton Klan Kosova.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Legjislaturës së Parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Blerim Baruti. Në këtë moment dhimbjeje, familjes së tij, miqve e bashkëpunëtorëve të tij u shpreh ngushëllime në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me përgatitje dhe përvojë të spikatur profesionale, Baruti, gjatë punës së tij si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka dhënë një kontribut të çmuar në hartimin e legjislacionit në interes të qytetarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, është thënë në telegram ngushëllimin e Konjufcës. ​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shkollë në rajonin Murcia të Spanjës transferoi bankat e…