Konjufca: Pa Vetëvendosjen Shpend Ahmeti nuk do të fitonte në Prishtinë

11 maj 2018 | 23:41

Ndarjet në partinë opozitare Vetëvendosje kulmuan me bashkimin e disave në Partinë Socialdemokrate e cila dikur drejtohej nga Kaqusha Jashari.

Deputeti i VV-së Glauk Konjufca, ka thënë se Shpend Ahmeti, i cili tani drejton PSD-në nuk do të mund të fitonte garën në Prishtinë po të mos kishte qenë anëtar i VV-së. “Jo nuk kam kurrfarë dileme që do të humbte”, ka thënë Konjufca në “T7”. Konjufca ka deklaruar se PSD-ja e ka gabim mënyrën e formimit. Madje sipas tij, reforma e socialdemokratëve është kundër Albin Kurtit.  Ai poashtu, konfirmoi se ndarjet në Lëvizjen Vetëvendosje!, kanë filluar shumë kohë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani edhe një herë…