Konjufca: Qortimet e ShBA-së janë gjë e keqe për Kosovën

31 maj 2023 | 12:04

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se qortimet nga ShBA-ja nuk janë duke ndodhur për herë të parë.

Pavarësisht kësaj, Konjufca ka thënë se këto qortime nuk janë të mira për Kosovën.

“Kjo s’është e mirë për ne. E pranojmë që është gjë e keqe për Kosovën”.

“Sa i përket deklaratës se Blinkenit nuk është hera e parë që është duke na ndodhur kjo. Po më kujtohet edhe para dy viteve kur ishte ajo çështja e reciprocitetit, kur ne aplikuam me Serbinë, d.m.th hasem në një gjuhë të ashpër, në një qortim të ashpër”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Më tutje, Konjufca ka thënë se ShBA-ja nuk është duke i kuptuar pozicionet e Kosovës.

“Gjithçka që duhet të bëjmë është ta bëjmë një dialog të hapur dhe të shtuar me të gjithë miqtë dhe partnerët tonë, që t’i argumentojmë më mirë pozicionet tona. Ndoshta pozicionet nuk po kuptohen drejt nga ShBA-ja”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se janë të brengosur për situatën në veri.

“Ne nuk duhet që ta humbim fokusin. Mendoj që kryefjala nuk është shqetësimi. Kryefjala është aftësia jonë për t’i kryer detyrat tona që të garantojmë siguri dhe qetësi. Siç shihet atje krejt problemi po fillon dhe po përfundon me grupet e armatosura dhe të rrezikshme që po i rrezikojnë”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i skuadrës së Real…