Konjufca: Rrugët janë testamenti më i vjetër i njerëzimit

17 qershor 2022 | 16:38

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”, e cila është mbajtur të premten në Prishtinë, nën organizimin e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung.

Konferencën e hapi kryetarja e komisionit, Fitore Pacolli-Dalipi, e cila foli për rëndësinë e kësaj konference dhe rezultatet e synuara.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fjalën e tij para të pranishmëve, e konsideroi të një rëndësie të veçantë mbajtjen e kësaj konference. “Tema të cilën po e trajtojmë sot është shumë e rëndësishme dhe ka marrë vëmendje tejet të madhe, sidomos pas zhvillimeve të fundit që po i shohim në botë, e veçanërisht agresionit rus në Ukrainë”, ka theksuar Konjufca.

Kreu i Kuvendit tha se çdoherë kur mendohet dhe diskutohet rreth transportit, duhet të mendohet për zhvillimin e qëndrueshëm i cili, sipas tij, kërkon edhe bashkëpunim mes palëve dhe sektorëve të ndryshëm, duke qenë në harmoni të plotë me komunitetin.

“Rrugët janë testamenti më i vjetër i njerëzimit për shkak të nevojës së njerëzve që të jenë të lidhur mes vete”, është shprehur Konjufca.

Konferenca ka vazhduar punimet me penalistët ndërkombëtarë, të cilët ndanë përvojat e tyre nga shtetet prej nga vijnë, për temën në fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar…