Konjufca sërish pajtohet me opozitën, ka një vërejtje për ministrat

10 nëntor 2022 | 13:36

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përsëri është pajtuar me deputetët e opozitës.

Kësaj radhe në lidhje me pjesëmarrjen e vogël të ministrave të qeverisë Kurti II në seancat e Kuvendit. Këtë ankesë e pati shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Kërkohet që ministrat e linjës, kur kem pyetje parlamentare me qenë prezent”,  ka thënë deputeti Besnik Tahiri në ankesën e tij.

E me këtë është pajtuar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, partia që e udhëheq Qeverinë e Kosovës.

“I bashkohem vërejtjes suaj zoti Tahiri. Prania e ministrave duhet të jetë më e lartë në pyetjet, sepse nëse bëhet një statistikë këtu nga përvoja mund të konkludojë që pjesëmarrja nuk është gjithaq e kënaqshme. Duhet të jetë më e lartë”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…