Konjufca takohet me senatoren Fernandez: Nju Jorku, simbol i raporteve të historike Kosovë-ShBA

15 gusht 2023 | 15:30

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim senatoren e shtetit të Nju Jorkut, Nathalia Fernandez.

Duke i uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, kryetari Konjufca e ka njoftuar senatoren Fernandez për kontributin e pakrahasueshëm të Shteteve të Bashkuara dhe Shtetit të Nju Jorkut ndaj vendit tonë, si dhe për meritat e Senatit dhe Kongresit Amerikan në intensifikimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona.

Konjufca ka shprehur mirënjohje për punën e saj të jashtëzakonshme ndër vite me komunitetin e gjerë shqiptaro-amerikan në Nju Jork, komunitetin që, siç ka thënë ai është simboli më i mirë i raporteve të ngushta historike mes popujve tanë, interesave dhe synimeve tona të përbashkëta.

Fokus i bisedës ishin marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve mike dhe aleate, si pikënisje nga ku merr kahje vazhdimësia dhe thellimi i mëtejmë i raporteve miqësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse bileta më e lirë kushton 2 mijë lekë të…