Konjufca: Të gjithë po pajtohemi të shkojmë në zgjedhje

29 mars 2024 | 13:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ende nuk ka ndonjë takim në mes të partive politike lidhur me mundësinë ose formën se qysh do të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.

Pavarësisht kësaj, Konjufca ka thënë se “mirë është të shkohet në zgjedhje”.

“Me sa kam njohuri nuk ka ndodhë asnjë takim i këtij niveli që të vendoset e diskutohet se kur do të ishte koha e përshtatshme se kur duhet të shkojmë në zgjedhje. Është rast i rrallë që të gjitha partitë po pajtohen që të shkohet në zgjedhje dhe nuk po arrijmë që kjo punë të bëhet. Nuk mendoj që është punë e frikës, por mungon vullneti i mazhorancës që të ndodhë përmes dorëheqjes”.

“Nuk ka arsye që të jap dorëheqje qeveria, qeveritë japin dorëheqje kur diçka nuk është duke funksionuar. Mazhoranca e ka shumicën në Kuvend që mund të votojë projektligje, por më pengon shumë që Kuvendi e ka humbë kapacitetin e vet për me votuar marrëveshje ndërkombëtare. Ky ka qenë një dëm i madh dhe kjo është arsye që unë kam shprehë qëndrimin tim se kur kemi bllokadë të dimensionit të jetës parlamentare, ti nuk po ke kapacitet me lidh marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Konjufca.

Më tutje, Konjufca ka thënë se në Vetëvendosje nuk kanë diskutuar ende se kur duhet të shkohet në zgjedhje.

“Në LV nuk ka ndonjë temë që jemi mbledhë edhe hajde të flasim se kur do të shkojmë në zgjedhje. E vetmja ndërhyrje ku qeveria ka reaguar për zgjedhje është ai i javës së kaluar ku ka thënë se është i gatshëm për me shkuar në zgjedhje për ta ndihmuar opozitën. Por ai ka thënë se jo përmes dorëheqjes”, ka thënë Konjufca.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm dy ndeshje të luajtura së fundmi në NBA, por…