Befasi në NBA, munden dy ekipet kryesuese në Lindje

29 mars 2024 | 13:00

Vetëm dy ndeshje të luajtura së fundmi në NBA, por të dyja kanë dhuruar surpriza. Bostoni, kryesuesi i renditjes dhe rekordmeni në Konferencën e Lindjes, u mund 123-122 nga Atlanta pas kohës shtesë, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund.

Të gjithë titullarët e  Boston Celtics realizuan mbi 10 pikë, ku Tetum me 31 pikë më i miri, por që s’mjaftoi për të fituar. Ai që shkëlqeu për Atlantan ishte Mërrej, autor i 44 pikëve, më i miri në fushë. Gjithsesi, kjo nuk e zbeh aspak sezonin e rregullt që po bën Bostoni, i cili u ndal vetëm nga një pikë diferencë. Zhgënjen edhe ekipi i Milwaukee, që u mund 107-100 nga New Orleans, që nuk zhgënjeu në fushën e tij.

Uilliamson me 28 pikë e MekKollum me 25 bënë diferencën për vendasit, ndërsa 35 pikët e Antetokounmpo mbetën për statistikë. Milouki mban vendin e dytë në Lindje, por shumë larg Bostonit, ndërsa Nju Jorku ngjitet në vendin e tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland në vitin 2025 do të transferohet te Barcelona.…