Konjufca thotë se janë pjekur kushtet për rrëzimin e Qeverisë

12 korrik 2019 | 14:21

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se mocioni për rrëzimin e Qeverisë është dashur të dilte në Kuvend në muajin qershor.

“Lëvizja Vetëvendosje ka pas shpresë që do të arrihej konsensus në mes të opozitës që mocioni të dilte në Kuvend më së largu në fund të qershorit. LDK-ja nuk e ka pas të njëjtin qëndrim, ndoshta kjo lidhet me zgjedhjet e tyre të brendshme. Nuk e di, duhet t’i pyesni”, ka thënë Konjufca.

Ai ka deklaruar se janë krijuar kushtet objektive që të ndodhë një mocion brenda Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë.

“Shpend Ahmetit duhet t’i bëhet një pyetje, pse është rrëzuar Isa Mustafa me votat e Listës Serbe, e Haradinaj jo. Mendoj që Shpend Ahmeti nuk e ka zorin te votat e Listës Serbe, por e ka të rezultatet e sondazheve”, është shprehur Konjufca. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës, të hënën do të mbajnë…