‘Konsistenca e Haradinajt për vendimet e mëdha u shpagua sot në Berlin pasi u trajtua si një burrështetas’

06 qershor 2019 | 19:34

Besnik Tahiri, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se takimi i sotëm i shefit të Qeverisë së Kosovës me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel është një ngjarje e rëndësishme për vendin.

“Po vjen në një kohë dhe pas disa vendimeve që shteti i Kosovës dhe Kryeministri Haradinaj i ka marrë për Kosovën. Për ushtrinë ka pasë komente se do të ketë sanksione, që dialogu ka devijuar, që është pa efekt dhe do të sanksionohet. Pas vendimit për taksën po rikonfirmohet një qëndrim i Gjermanisë dhe Merkelit”, ka thënë Tahiri në “Info Magazine” në “Klan Kosova”.

“Në politikë konsistenca të shkakton vuajtje, sepse palët mund të mos kuptohen. Konsistenca e Haradinajt për vendimet e mëdha që ka marrë për taksën dhe dialogun janë shpaguar sot duke e trajtuar atë si një burrështetas dhe duke e ngritur në nivelin më të lartë besimin e Qeverisë gjermane”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sqaron opinionin publik lidhur…