Konstituohet Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Kosovës (KAS)

27 prill 2021 | 15:08

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Kosovës (KAS), i dalë nga Asambleja e 8-të Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e parë konstituive të tij.

I pranishëm në takim ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili i përgëzoi anëtarët për emërimin në KAS dhe iu uroi punë të mbarë gjatë ciklit olimpik 2021-2024, sa zgjat mandati i anëtarëve të KAS-it.

Më pas, Këshilli në prani të sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, vazhdoi mbledhjen, duke diskutuar hapat e mëtejmë. Anëtarët u dakorduan që në takimin e radhës, të zgjedhet kryetari, nënkryetari dhe sekretari i KAS-it. Bazuar në Rregulloren e KAS-it, të miratuar nga Asambleja e Punës, e mbajtur më 26 dhjetor 2020, të gjithë anëtarët e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv janë juristë me përvojë. Këshilli përbëhet nga: Eroll Salihu, Imer Beka, Jeton Oruqi, Korab Sejdiu, Visar Alimehaj, Ilir Krasniqi, Fisnik Salihu, Jehona Shyti, Armend Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Auditor i Përgjithshëm i Autoritetit të Maqedonisë së Veriut për…